Korçë: 17 vjedhje në 3 muaj, arrestohet 33-vjeçari
Një33-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë.
Erjon Berberi, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se është autor i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet, kryesisht të pikturave, sende shtëpiake dhe lekë.
Ai kaqenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjennr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.
Ngaveprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provavetë grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhuratre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh,orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B.,konkretisht:
- Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.
- Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.
- Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.
- Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.
- Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.
- Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.
Nëcilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjeratë vjedhura.
Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja,e kryer më shumë se një herë".
Operacioni policor u kodua "Pikturat".
Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja,e kryer më shumë se një herë".