Pasuria e Jeff Bezos tashmë arrin vlerat maramendëse, 172 miliardë dollarë më shumë në bankë
Tashmë Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë. Vlera e pasurisë së tij ështërritur shumë herë, duke vendosur një tjetër rekord të ri.
Sipas indeksit të Bloomberg Billionaires, ditën e mërkurë u bë e ditur se pasuriae CE Amazon arriti në rreth 202 miliardë dollarë. Edhe aksionet e kompanisë pësuanrritje.
Rritja shpërthyese në pasurinë e Bezos po nxitet nga pronat e tij nëAmazon. Aksionet e kompanisë janë rritur rreth 25% gjatë tre muajve të funditdhe 86 % deri më tani.
Amazon është themeluar në vitin 1994 nga Bezos dhe në vitin 2017, ai u bë personi më i pasur në planet.Muajin e kaluar vlera e tij neto e vlerësuaru rrit në gati 172 miliardë dollarë.
Mirëpo, miliarderi nuk është vetëm, edhe biznesmenë të tjerë të fushës tëteknologjisë gjatë pandemisë janë bërë shumë herë më të pasur, pasi kërkesa përmallra dhe shërbimeve të kompanive të tyre dita ditës rriteshin më shumë.
Në fillim të këtij muaji, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook MarkZuckerberg u quajt një "centibiliarder", pasi pasuria e tij tejkaloi100 miliardë dollarë. Ceo i Tesla Elon Musk, me një vlerë neto prej 96 miliardëdollarë është afër arritjes së këtij statusi të jashtëzakonshëm.
Megjithëse Amazon është pasuria më e madhe e Bezos, ajo nuk është e vetmjamarkë e madhe që ai mbikëqyr. Jashtë kompanisë, Bezos zotëron gjithashtu Blue Origin,kompaninë e udhëtimit hapësinor që ai themeloi në vitin 2000, dhe gazetën ËashingtonPosti, të cilën e fitoi në 2013.