SHBA: Viktima dhe përmbytje nga uragani Laura
Uragani Laura u përplas në brigjet e Luisianës të enjten, duke sjellë erëtë fuqishme dhe përmbytje. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të ShBA-së,kategoria e stuhisë Laura është katër dhe tani pritet të vazhdojë në pjesën ebrendshme të territorit me erëra që do të kapin shpejtësinë 240km/h.
Nëse uragani do të ruajë këtë fuqi do të jetë një prej më të fortëve që kagoditur Gjirin e ShBA-së.
Deri tani gjysmë milionë qytetarë janë evokuar nga shtëpitë në Texas dheLouisiana. Qendra Kombëtare e Uraganeve iu bëri thirrje banorëve të zonave tëprekura të largohen dhe të marrin masa për të mbrojtur jetën e tyre. Ndërkaqmësohet se mbi 190 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Louisianandërsa në Texas 45 mijë.
Pamjet televizive tregojnë shirat e rrëmbyer dhe erën e fortë që godetqytetin bregdetar Lake Charles në jugperëndim të Louisianas.
Uragani Laura dhe stuhia tropikale Marco që kaloi më herët në rajonin eKaraibeve kanë lënë pas deri më tani 24 viktima. Stuhia Marco gjithashtu goditiLouisianan të hënën.
Fillimisht druhej se të dyja stuhitë do të godisnin njëherësh Louisianan,por më pas fuqia e stuhisë Marco ra.