OBSh: Hapja e shkollave, moment delikat

Pandemia e koronavirusit në Europë po hyn nënjë moment delikat me nisjen e vitit të ri shkollor.

Edhe pse klasat me nxënës deri tani nuk kanëluajtur rol në përhapjen e kovidit, provat e Organizatës Botërore tëShëndetësisë tregojnë se të rinjtë e kalojnë virusin te të tjerët.

Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së përEuropën, e krahasoi të enjten sëmundjen e kovidit-19 me një tornado që meftohjen e motit do të godasë moshat më të mëdha.

Prandaj, Kluge rekomandon që para dimrit, mëtë moshuarit të vaksinohen nga gripi.

"Koronavirusinuk i vdes të rinjtë, por ai është si një tornado me bishtin e gjatë. Të rinjtënë dimër janë në kontakt më të ngushtë me popullatën e vjetër. Pa bërëparashikime, presim që dikur të shtohen shtrimet në spitale dhe të rritetvdekshmëria e tyre."

Më shumë se gjysma e shteteve dhe territoreveeuropiane që bëjnë pjesë në OBSH raportojnë rritje me mbi 10 për qind tërasteve të reja me kovid.

Ndryshe nga fillimi i vitit, organizata thotëse tani komuniteti shkencor ka më shumë njohuri për ta administruar përhapjen evirusit në shoqëri, dëmet e tij në ekonomi dhe sistemin arsimor.

Përgatitjet për vitin e ri shkollor kanë nisurnë Europën Qendrore dhe atë Juglindore duke ndërthurur metodat tradicionale tëmësimit me ato nëpërmjet internetit.

Shqipëria do i hapë shkollat më 14 shtator, meprotokolle sigurie të hartuara nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit, me disaturne dhe orare të shkurtuara.

Për shkak të situatës epidemiologjike,rifillimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në 1 tetor;në Kosovë, autoritetet kanë miratuar nisjen e mësimit me tri faza nga 1shtatori për parashkollorët deri më 10 shtator për nxënësit e klasave të shtatae sipër.

Në Francë dhe Britani, nga 1 shtatori mësuesitdo jenë të detyruar të mbajnë maska në klasa; shkollat në Itali do rihapen më14 shtator me klasa më të vogla, ndërsa në Gjermani dhe Spanjë, përparësi iështë dhënë higjienizimit të shpeshtë të ambienteve dhe distancimit social.

UNICEF-i njoftoi të enjten se 460 milionë aponjë e treta e fëmijëve në botë nuk mundën të sigurojnë mësimin nga distanca nëmuajt e pranverës kur thuajse i gjithë planeti mbylli shkollat prej pandemisë,ndaj agjencia ftoi qeveritë të përshtatin politikat për këtë sfidë të re.