Zyrtari i lartë i BE-së jep dorëheqjen sepse theu rregullat kundër covidit

Komisionerii tregëtisë i BE, Phil Hogan një javë pasi theu rregullat e koronavirusit tëIrlandës dha dorëheqjen.

 Hogan ndoqi një ngjarje golfi me 80 persona tëtjerë, vetëm një diitë pasi qeveria irlandeze vendosi kufizime të reja për tëkontrolluar situatën e pandemisë.

Në këtëngjarje morën pjesë edhe shumë figuta të tjera politike, përfshirë këtuMinistrin e Irlandës për Bujqësi Dara Calleary, i cili dha dorëheqjen javën ekaluar.

Pjesëmarrjae Hogan në këtë event ndezi  një stuhi tëmenjëhershme në media.

Në njëdeklaratë të dhënë ditën e mërkurë ai u shpreh me keqardhje të thellë për udhëtimine tij në Irlandë dhe pranoi se kjo situatë po bëhej tepër shpërqëndruese dhe dotë dëmtonte punën e tij.

Presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha së ajo e respekton vendimin e Hogan për të dhënë dorëheqjen, duke shtuar se ajo është shumë mirënjohëse për punën e tij të palodhshme të bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Ditën e martë,Hogan publikoi një memorandum të gjatë, duke detajuar kufizimet irlandeze  ai shtoi se rregullat ishin jashtëzakonisht tëqarta se ngjarja e golfit nuk duhej të mbahej dhe ai nuk të merrte pjesë.