Lufta në Siri, shikoni si përplasen blindat amerikane me ato ruse
Qeveriaruse dhe ajo amerikane kanë fajëaur njëra-tjetrënpër një përplasje të automjeteve të blinduara ruse dhe amerikane në veri-lindjetë Sirisë, si pasojë u plagosën disa trupa amerikane.
Në një videotë publikuar shihet se automjetet ushtarake ruse kanë përplasur një makinë tëblinduar amerikane.
Rusia në njëdeklaratë të dhënë sqaron se ishte patrulla amerikane ajo e cila pengoiautomjetet ruse.
Lajmet përincidentin u bënë të ditura ditën e mërkurë dhe ministria ruse e mbrojtjes thaqë ata i kishin paralajmëruar ushtrinë amerikanë duke i thënë se do të ishinata të cilët do të patrullonin në atë zonë.
“Përkundër kësaj,në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese, ushtarët e forcave të armatosura amerikaneu përpoqën të bllokonin patrullën ruse. Në përgjigje të kësaj, policiaushtarake ruse ndërmori masat e nevojshme për të parandaluar një incident dhe përtë kryer përmbushjen e misionit të dhënë”- tha një deklaratë e ministrisë.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi automjetin amerikan duke shkaktuar lëndime në ekuipazhin e automjetit.