Kina lëshon raketa balistike në det, paralajmërim SHBA-së
Vendet e Azisë Juglindore dhe Shtetet eBashkuara të Amerikës po i druhen një konflikti aksidental me Kinën për shkak tëpretendimeve të saj territoriale në Detin e Kinës Jugore.
Të mërkurën, Pekini mësohet se lëshoi disaraketa balistike në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor që pretendon se itakon.
Veprimi erdhi si përgjigje ndaj fluturimeveushtarake të kryera nga avionët amerikanë në një hapësirë të palejuar kineze,ndërkohë që Uashingtoni pak orë më parë njoftoi edhe sanksione për 24 kompanidhe shtetas të cilët kanë rol në militarizimin e disa ishujve artificialë kinezë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper,thotë se Kina po kanos shtetet e vogla fqinje.
Mark Esper: "Ne shohim që Azia Juglindore, dhe sidomos Deti i Kinës Jugore, ështëzona ku Kina duket se i tregon më shumë muskujt e saj dhe sillet më keq. Kemiparë si i kërcënon 9 vendet përqark pse nxjerrin minerale dhe naftë nga zonat etyre ekonomike, se si anijet kineze peshkojnë në ujërat e tyre territorialë. Nënlidershipin e Partisë Komuniste Kineze, Pekini vazhdimisht shkel zotimet ndërkombëtare,edhe pse vazhdon të korrë të mirat e tregut të lirë global."
Uashingtoni e akuzon Pekinin se kërkon tëshfrytëzojë e vetme rezervat e gazit dhe naftës në një hapësirë detare nëjuglindje të saj ku çdo vit qarkullojnë rreth 3 trilionë dollarë mallra.
Tajvani, Filipinet, Malajzia, Vietnami dheBrunei po ashtu kanë pretendime për territorin detar.
Presidentja tajvaneze i sheh lëvizjet e fundittë Kinës si veprime të kryera për ta detyruar republikën e saj demokratike qët'i nënshtrohet sërish sovranitetit kinez.
"Presimdhe shpresojmë që Pekini të vazhdojë të ushtrojë vetëpërmbajtje siç ia kërkonqenia e saj një fuqi madhore rajonale. Vazhdon të ketë rreziqe potenciale përaksidente për shkak të aktivitetit të shtuar ushtarak në rajon. Palët duhet tëmbajnë linjat e komunikimit për të evituar keqinterpretimet."
Kina të enjten i kërkoi SHBA-së të mos ndërhyjënë punët e brendshme dhe dënoi sanksionet amerikane.
Raportet mes dy vendeve mbeten në pikën më tëulët prej dekadash, si pasojë e përplasjeve për origjinën e koronavirusit tëri, akuzave të Uashingtonit për praktikat e padrejta tregtare të Pekinit, dhe sëfundmi debatet për Hong-Kongun, Detin e Kinës Jugore dhe Tajvanin.