Mposhti Covid-19, mjeku Roland Xhaxho dhuron plazmën e gjakut për pacientët e infektuar

Mjeku i njohur Roland Xhaxho, i cili fitoibetejën me koronavirusin pak kohë më parë, ka dhuruar plazmën e gjakut, nëndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja eShëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.

 Ajo ushpreh se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat ehumanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

Postimi i Manastirliut në Facebook

Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty!

Dhuro gjak/plazëm!