Çfarë e pengoi pendimin e persekutorëve të regjimit komunist?
23Gushti është vetëm një ditë që na bashkon ndërkombëtarisht për të përkujtuaratë dramë çnjerëzore që kaluan një pjesë e botës nën diktaturat komuniste, esidomos atë çmenduri që kaluan bashkëqytetarët tanë, gjyshërit dhe prindërittanë.
Fatkeqësishtështë një datë që duhet të ndjehemi të turpëruar për pafuqinë tonë për t’ithënë të vërtetat për të shkuarën.
Rezolutanr.11, e kaluar më 2 prill 2009 nga Parlamenti Europian kërkonte nga Kuvendi iShqipërisë që miratonte një rezolutë ku të saktësohej se “Regjimi totalitarkomunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij, që qeverisi Shqipërinë pas Luftës sëDytë Botërore deri në vitin 1990, u karakterizua nga dhunimi masiv i tëdrejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale dhe kolektive, me dhepa gjyq, vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, dëbimet,puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, gjenocidi për shkak tëorigjinës politike apo trashëgimisë së pronës, si dhe dhunime të lirisë sëndërgjegjes, mendimit, shprehjes, lirisë së shtypit, lirisë së besimit fetardhe lirisë së pluralizmit politik".
Popse rezultoi kaq e vështirë që shoqëria shqiptare nuk mundi t'ia përcaktonteqartësisht natyrën kriminale diktaturës dhe të mos kalojë as nga rruga ependesës dhe as e faljes?
“Më evështira për t’u mposhtuar është ndjenja e fajësisë”, shprehet nobelisti polakÇesllav Millosh në librin e tij “Mendja e robëruar”, ku ka përshkruarpërfshirjen edhe të vetvetes dhe shumë të njohurve të tij në rrugëtimin e njëdiktature. Millosh, shpjegon në librin e tij se çështja e pranimit apomospranimit të fajësisë është vendimtare në mënyrën se si shoqëria do ndërtojëmarrëdhënie me të Vërtetën. Por, pse nguruan në zbardhjen e së vërtetës ata qëmorën pjesë në krim apo që aprovuan krimet për bashkëqytetarët e tyre vetëm evetëm se nuk mendonin si ata, apo se kishin fatin e keq që të ishin pjesë emakinerisë që duhet të prodhonte armikun?
Nukmundet të kemi një përgjigje të lehtë, pasi nëse do të numëronim pengesat,padyshim që një nga më të mëdhatë do të ishte mënyra se si ishin rritur ata qëbënin krimet, ku edukimi ishte vetëm ai me një drejtim, atë të “njeriut të ri”,që ishte një njeri që nuk besonte në asgjë të shenjtë, nuk besonte nëpërcaktimin e së mirës dhe së keqes sipas së shenjtës. Për shumicën prej tyre,të vërtetat dhe gënjeshtrat, të mirën dhe të keqen, për gati 50 vite e kishtepërcaktuar vetëm veç partia. Kjo ishte edhe pengesa reale që njerëzit tëshkonin drejt pendesës, pasi një akt i tillë kërkonte nga persekutori që tëkishe dijeni për Të Shenjtën, nga ku burojnë edhe pjesa më e madhe e kuptimevedhe qëndrimeve morale. Duke mos patur një lidhje të tillë, aftësia për tëshkuar drejt kërkimit të faljes ishte një ëndërr e kotë.
Vendetë tjera që kishin përvojën e totalitarizmit dhe krimeve të ngjashme si nëShqipëri patën kurajën morale, por edhe pjekurinë politike, që të gjenin rrugëte publikimit të krimeve dhe ndalimit të glorifikimit të së shkuarës. NëGjermani, në pjesën lindore, ku komunizmi ra në vitin 1989, ishin priftërinjtëqë luajtën një rol kyç në pajtimin e shoqërisë. Edhe në Poloni, marrëdhënia mebesimin, që ishte ende e fortë, ishte një nga shtysat e pajtimit, duke kaluarpërmes pendesës dhe faljes. Papa Vojtila, një ish prift disident polak që nëatë kohë ishte në krye të Vatikanit, kishte qenë një nga frymëzuesit e kësajbeteje, deri në rrëzimin e regjimeve totalitare jo vetëm në vendlindjen e tijpor në mbarë Europën. Madje, edhe në Afrikën e Jugut, pas një Aperteidi tëtmerrshëm, u ngrit Komisioni i Të Vërtetës dhe Faljes, që bëri të mundurmbledhjen e mijëra rrëfimeve nga fajtorët e vrasjeve, por edhe të kërkimit tëfaljes ndaj atyre që ishin ndëshkuar me të padrejtë.
Pornë Shqipëri, rruga e pendimit dhe faljes nuk mundi dot ta gjente udhën. “Njeriui Ri”, portreti më i madh i denatyrimit që la si trashëgimi ai sistem, që vintenga një ateizëm i thellë, nuk arriti dot kurrë të shkonte drejt pendesës, sepsepër shumicën e tyre, ishte më e fortë bindja se kishin vepruar në të mirë tëvendit. Ndaj dhe në mënyrë perverse, shumica e tyre justifikohet me shprehjen“zbatuam ligjet e kohës, ashtu ishte koha”!. E Mira dhe e Keqja ishte për tanjë gjë që diktohej nga sistemi i asaj kohe, e jo nga Krijuesi.
Njerëzitqë mundën të kërkonin ndjesë ishin me gishtat e dorës dhe nuk u bënë kurrë njështysë që edhe të tjerë të ndërmerrnin një hap të tillë, duke lënë në fuqikulturën e mosndëshkueshmërisë dhe pafuqisë për të kërkuar falje. “Inshallah ekuptoni një ditë se ç’keni bërë!”, iu drejtua Uran Kostreci një prejish-hetuesve që justifikohej për atë kohë se ja kishte ditur vlerat.(Intervistë e dhënë në Opinion, 14 nëntor 2018). Por thirrjet e Kostrecit dheshokëve të tij, që i mbijetuan dhunës çnjerëzore dhe fyerjes së përditshme,duket se shkuan në vesh të shurdhër. Dhe sot, për turpin tonë, ne jemi ndërvendet e vetme që nuk mundëm të kalonim dot në shtegun e së vërtetës.