Shkodër, prej 2 ditësh mali i Taraboshit i përfshirë nga flakët
Vijon për të dytën ditë radhazi beteja me flakët në malin e Taraboshit. Forcat zjarrëfikëse vijojnë përpjekjet ndërsa një ditë më parë arritën të shmangin avancimin e tij në fshatin e Paqes dhe zonës përreth. Dyshimet janë se zjarri edhe këtë herë ka qënë i qëllimshëm.
Përtë dytën ditë radhazi forcat e shërbimit zjarrfikës dhe administrata e zonavetë mbrojtura në Shkodër po luftojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit në maline Taraboshit.
Pasikanë arritur në orët e vona të mbrëmjes se të shtunës të shmangin kërcënimin qëato po i bënin fshatit të Paqes dhe objekteve përreth, tashmë era dhe thatësiraqë kanë ndihmuar në përhapjen e tyre, kanë bërë që flakët të ndërrojnë drejtim.
Prejorëve të para të mëngjesit të së dielës (23 gusht), 2 mjete dhe 8 efektivë tëshërbimit zjarrfikës dhe punonjësit e ADZM po punojnë për shuarjen e plotë tëvatrës aktive, që fatkeqësisht vijon, por këtë herë e shtrirë në krahun ekundërt duke zbritur në pjesën ku jeton komuniteti rom. Nga të dhënat e paradhe verifikimet e kryera në terren, specialistët që arritën të shuajnë flakëtnë pjesën e sipërme të malit të Taraboshit, thonë se në 10 minuta zjarri ështëpërhapur me shpejtësi i ndikuar nga era e fortë.
Dyshimetjanë që ai të ketë qënë i qëllimshëm, ndërsa pista e dorës së njeriut sishkaktar mbetet e pakundërshtuar, por do të jenë hetimet e thelluara tëpolicisë dhe prokurorisë që do të bëjnë të mundur të jepet konkluzionipërfundimtar. Ajo që mund të thuhet me siguri është se dëmi përllogaritet imadh, duke patur parasysh se janë djegur peme pishe disa vjeçare si dhe mbjelljete reja që ishin kryer vitet e fundit në zonën përreth. Kjo nuk është hera eparë që mali i Taraboshit bie pre e piromanëve që veprojnë në të tilla zona, kundërveprojnë interesa të ndryshme.
Për qytetarët periudha e verës por edhe shtatori duhet të shërbejnë si muajt ku kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë shumë herë më i lartë për të shmangur zjarret që sjellin pasoja shkatërrimtare për kurorën e gjelbërt dhe mjedisin në tërësi. Mungesa e ndërgjegjesimi por edhe bashkëpunimit të tyre bën që çdo vit të humben me dhjetra hektare pyje.