Meta hesht për ndryshimet kushtetuese
Prekje e njëanshme e Kushtetutës, kështu i ka cilësuar Presidenti Ilir Meta ndryshimet e miratuara nga PS dhe opozita në Parlament të cilat pritet të hapin listat dhe të heqin koalicionet parazgjedhre. I ndodhur para faktit të kryer dhe me kufizime ligjore, Kreu i Shtetit ka zgjedhur t’i kalojë në heshtje ndryshimet kushtetuese , të cilat pritet të ndryshojnë sërish Ligjin e ri Zgjedhor, i sapo hyrë në fuqi.
NdryshimetKushteutese të cilat do të ndryshojnë disa rregulla për zgjedhjet e ardhshmehyjnë në fuqi, pasi 23 gushti është edhe afati i fundit që Presidenti iRepublikës të shprehej me dekret. Ilir Meta nuk ka preferuar që të vendosëfirmën e tij në këto ndryshime të bëra nga PS së bashku me deputetët e opozitësnë parlament, por ka zgjedhur t’i kalojë në heshtje, pasi Kushtetuta nuk i jeptë drejtë për t’i kthyer për rishqyrtim.
Mehyrjen në fuqi, PS dhe PD do të ulen sërish në tryezën e Këshillit Politik përt’u dakordësuar për hapjen e listave. Në lidhje me këtë çështje, të kërkuar mengulm nga deputetët zëvendësues të PD dhe LSI-së që ndodhen në Kuvend, mazhoranca kërkon që vetëm 2/3 e listave tëjetë e hapur, por kjo kërkesë e saj është kundërshtuar nga selia blu. Basha mealetaët e tij kërkon që listat të jenë të hapura 100%. Por pika me të cilën palët ndodhen në skaje tëndryshme ka të bëjë me heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Burimepër 'RTV ORA bëjnë' me dije se PD dhe PS janë në dialog të vazhdueshëm për tëgjetur një mënyrë që të mos hiqen koalicionet parazgjedhore për paralmentaret evitit të ardhshëm. Me ndryshimet e fundit, pragu elektoral është hequr ngaKushtetuta për t’u vendosur me marrëveshje politike në Kod. Përveç listave,koalicioneve dhe pragut në tryezën mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentarepritet të shtohet edhe çështja e rajoneve.
Edhe pse Kodi elektoral, i sapo hyrë në fuqi, do të ndryshojë sërish pas ndryshimeve kushtetuese, Parlamenti ende nuk është gati me procedurat e KQZ-së së rë, që sipas afateve duhet të formohet brenda 19 tetorit.
