Elbasan, motorët elektrikë u jepen edhe fëmijëve pa asnjë manual e masë sigurie
Në Elbasan ka nisur një modë e përdorimit të motorëve elktrikë. Ajo që bie në sy është fakti se motorët iu jepen edhe të vegjëlve kundrejt një pagese 800 lekë dhe pa asnjë masë mbrojtëse duke vënë në rerzik serioz jetën e tyre.
Kohët e fundit si një mënyrë për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë, fëmijët dhe adoleshentët janë duke përdorur disa lloje motorrësh të cilët njihen si elektrikë.
Këta motorë po njohin përdorim të gjërë nga të gjithë grupmoshat në Elbasan por ajo që është problem është fakti se këta motorë i jepen edhe fëmijëve të vegjël të cilët pa asnjë kujdestar,asnjë manual përdorimi apo dikë që t’i shoqërojë lëvizin me to në qytet duke shkaktuar jo pak herë incidente që së pari lënë ata të lënduar.
Tërinjtë shprehen se ata lejohen që për një orë të shëtisin ku të duan pa asnjëudhëzim nga të rritur apo profesionistë edhe pse për të bërë një xhiro me këtamotorë për një orë kushton 800 lekë.
''Kjo është e thjeshtë, nuk ka nevojë për patentë.''
Papasur asnjë dijeni mbi rregullat e qarkullimit rrugor fëmijët dalin në rrugëautomobilistike duke u kthyer në rrezik serioz për drejtuesit e makinave dhe poashtu duke rrezikuar shëndetin e tyre . Disa të rinj janë informuar mbirreziqet e përdorimit të këtyre motorëve ndaj preferojnë të mos rrezikojnë.
''Mund të shkaktojë aksidente automobilistike, sepse kur kemi qenë në makinë na ka dalë përpara. Duhet të paktën një patentë ose të jesh mbi 16 vjeç për ta ngarë.''
Edhe pse incidentet me këto mjete nuk kanë munguar fatmirësisht nuk janë raportuar persona të aksidentuar rëndë . Mbikqyrja e këtyre mjeteve të paktën për sa kohë ato lëvizin në rrugë automobilistike duhet të jetë edhe në vëmendjen e Drejtorisë së Policisë të cilët deri më tani nuk duken “të shqetësuar.