Nderohen të rënët për çlirimin e Dibrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 12:54
Në njëceremoni të organizuar nga Bashkia Dibër është përkujtua 23-gushti, Dita eÇlirimit të Dibrës.
Në këtëceremoni mori pjesë Kryetari i Bashkisë Dibër Dionis Imeri, përfaqësues ngaprefektura, deputetja e zonës Almira Xhembulla, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Valentina Haliti , veteranë dhefamilje dëshmorësh.
Ceremoniaështë zhvilluar duke respektuar protokollin e distancimit fizik ndërkohë që nuku mbajt as edhe fjala e rastit në nder tësakrificës sublime të të gjithë atyre dëshmorëve dhe veteranëve që kontribuan nëçlirimin e Dibrës.
Të pranishmit kryen homazhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje për të rënët në luftën për çlirimin e Dibrës.