25-vjeçari tregon në gjyq si ndodhi vdekja e Enisës: Ika se kisha frikë e panik
Indrit Bajraktari ka sqaruar në Gjykatë të gjithë ngjarjen e 19 gushtit në Velipojë ku mbeti e mbytur 17-vjeçarja Enisa Doda.
Ai ka deklaruar se është rrëzuar bashkë me17-vjeçaren nga nga motori i ujit dhe nuk mbante mend çfarë ka ndodhur. Sipasdëshmisë së dhënë, ai tha se për rreth 40 minuta ka qëndruar pa ndjenja në ujëdhe pasi është përmendur ka tentuar të dalë me not.
25- vjeçari tha se ka hasur një tjetër çift me motorskaf dhe ata i thanë se po njoftonin pronarët e motorskafeve. Për më tepër ai theksoi se nuk e e dinte se si se i mjetit ka përfunduar në qafën e vajzës dhe se kanë qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf.
Indrit Bajraktari ka sqaruar se Enisa Dodën e njihte prej motrës së saj që jeton në Angli, dhe mendoi se ajo ishte 18 vjeçe prandaj dhe dolën me motor uji në Velipojë.
Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë 'Arrest me burg' për 25-vjeçarin.
17 vjeçarja e gjetur e mbytur në Velipojë, arrestohet i riu emigrant në Angli
Në familjen e Enisës: Në mëngjes ikën në plazh, në mbrëmje u kthyen me vajzën në arkivol