Parku Kombëtar i Thethit, atraksion turistik edhe gjatë periudhës së pandemisë
Nëse ke zgjedhur të vizitosh Thethin, nuk ka rëndësi se kur ke zgjedhur ta bësh këtë, thjesht ke vendosur të vizitosh një nga vendet magjike për bukurinë e tij. Edhe ky atraksion turistik nuk i shpëtoi dot efekteve negative të pandemisë që e kishte një efekt pozitiv, shqiptarët vetë u njohën dhe e vizituan këtë atraksion turistik. Midis shqiptarëve vizitorë edhe pse me kokrra kanë qënë edhe të huaj.
Pavarësisht stinës që e viziton, ai mbetet i magjishëm. Parku Kombëtar i Thethit, mrekullia e Alpeve Shqiptare, ashtu si të gjitha zonat e tjera turistike nuk i shpëtoi efekteve që dha pandemia Covid, por risi e këtij viti u bë vizitueshmëria më e lartë nga shqiptarët. I pozicionuar vetëm 70 kilometra larg Shkodrës, ai i ka të gjitha, ajrin e pastër e kurativ, relievin e përthyer në të cilin shijon ujëvarat, shtigjet eksploruese, vaskat, shpellat, kisha historike, kullat e banimit dhe shumëllojshmerinë e bimëve e kafshëve.
Thethin e vizitojnë për herë të parë edhe shumë shqiptare megjithëse kishin dëgjuar për të herët, por mundësia që të vinin ju dha vetëm tani.
''Është hera e parë dhe na ka lënë mbresa shumë të mira. Është shumë bukur.''
Fatmir Berishta, pronari i një prej bujtinave të Thethit pranon veshtirësinë e muajve të parë, por fund korriku dhe gushti e rigjalleruan zonën. Ai shton se oferta turistike ne rritje do t'i nxisë teë shtojnë cilesinë e shërbimeve e jo vetëm.
FatmirBerishta, pronar bujtine: ''Patjetër që e kemi ndjerë. Për këtë sezon na ra njëbum anulimesh, tani kanë vazhduar nga pak të vijnë rezervimet por nuk krahasohetme periudhat më parë,''
Edhe përfaqesuesit e administratës se zonave të mbrojtura ndërsa shohin zhvillimin e zonës si fakt pozitiv, i tremben edhe efekteve që mund të ketë kjo gjë.

Agim Dardha, Drejtor i ADZM: ''Në Theth ka mjaft problematika, duke ditur rritjen e numrit të turistëve, do kemi edhe rritjen e ndotjes së ambientit.''
Shtegume Valbonën e ka bërë Thethin të jetë edhe me interesant për aventurieret enatyrës.
Age Martini, shefe e monitorimit: ''Ne kemi më shumë se 4 vjet që bëjmë një monitorim të nurmit të turistave. Më e vizituara mbetet kalimi i shtegut Theth-Valbonë.''
Prej 1966 Thethi eshte shpallur Park Kombetar dhe bukuritë natyrore që ka e kanë bërë të jete një prej destinacioneve më të preferuara te veriut. Megjithatë, ai ka ende nevojë për dorën e shtetit, ku me emergjencë mbetet zgjidhja e problemit me energjinë elektrike dhe çertifikatat e pronesisë.
