Krujë: Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 52-vjeçari

Një52-vjeçar është arrestuar nga policia në fhashtin Zall të Krujës.

ShtetasiA.K kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij.

''Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K., 52 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, shtetasen I.K., për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim", informon policia.

Gjithashtuu procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatitZall, Krujë, për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)