Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit në Korçë, arrestohet 42-vjeçari, në kërkim pronari i lokalit
Policia e Korçës vijon kontrollet përevidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetine paligjshëm të lojërave të fatit.
Një 29-vjeçar u shpall në kërkim, pasi nëlokalin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptopdhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.
''Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive'', informon policia.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprënpenale "Organizimi i lojrave të palejuara" shtetasi Gj. Th., 42 vjeç,banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën"Moskallëzimi i krimit", ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.