Durrës: Gjendet i pajetë në banesë 76 vjeçari, dyshohet se u vetëvra me armë gjahu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 09:51
Një 76 vjeçar është gjetur i pajetë në banesëne tij mbrëmjen e djeshme (22 gusht) në fshatin Sukth të Durrësit.
Dyshohet se i moshuari është vetëvrarë me armë gjahu.
''Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç'', informon policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakutdhe rrethanave të ngjarjes.