Zbulohet kanabis në Skrapar e Poliçan, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe 43-vjeçari
Policiavijon kontrollin masiv të territorit përparandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit tëbimëve narkotike.
Dypersona u arrestuan në Skrapar e Poliçan për veprën penale të kultivimit tëbimëve narkotike.
''Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa'', informon policia.
Tëarrestuarit janë shtetasit:
F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , për rastet e evidentuara në territorin e fshatit Usti.
E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimës narkotike".
Gjithashtufilloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, medetyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç,banues në Poliçan, me deryrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuarelementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".
Policiaka shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije tëdhënat të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
(Foto ilustruese)