Hajdari: Në shtator parti e re me ajkën e shoqërisë
Deputetja e opozitës parlamentare, i ështërikthyer sërish çështjespër reformën zgjedhore.
Përmesrrjeteve sociale, ajo njofton se po përgatit një projket të ri politik me ajkëne shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që të bëjëndryshimin.
Hajdarishpreh bindjen se listat e kandidatëve për deputetë do të hapen 100%.
''Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“, shkruan Hajdari.

