Elbasan: Organizoi ceremoni festive, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit
Pronarii një lokali në Elbasan është gjobitur pasi organizoi ceremoni festive nëkundërshtim të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë'', informon policia.
Shërbimete Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masëadministrative 1.000.000 lekë.
Policiae Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnëaktivitet, të respektojnë me rigorozitetprotokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjessë COVID-19.