Vlorë, ulje e ndjeshme e numrit të pushuesve
Fundjavate fundit në Vlorë po tregojnë gjithashtu se sa ndikim ka pasur pandemia nëekonomi. Po tii krahasosh me fundjavat e një viti më parë bie në sy ndjeshëmefekti. Të vetmit të mbetur ende në Vlorë janë bjellorusët, ukrainasit si dhepushuesit vendas të mbërritur në Vlorë për të kaluar fundjavën.
Përpushuesit vendas, Vlora ka ndryshuar për mirë nga viti në viti teksa ankesa kanëpër çmimet ku sipas tyre këtë vit priteshin të ishin më të ulta, por për shkaktë fluksit të ulët çmimet deri diku kanë pësuar rritje.
Përpushuesit e huaj në krahasim me shtetet e tjera për ta Vlora mbetet e lirë, nëkrahasim me shërbimin që ofrohet, komoditetin apo pamjen e mrekullueshme që ndërthuretme detin dhe klimën.Të vetmet pakënaqësi që u vret syrin është fakti i papastërtisësë vijës bregdetare në brendësi të qytetit në krahasim me plazhet si Dhërmiu,Himara etj, teksa vlerësojnë mikëpritjen e njerëzve, dhe faktin se gjithëkushmundohet të flasë anglisht dhe të jetë sa më miqësor me turistët dhe t'u japindihmën e kërkuar.
''Jo se është më mirë për ne por për ekonominë shqiptare do ishte më mirë të kishte më shumë turistë. Jam nga Ukrania dhe vij për herë të parë në Shqipëri. Nga Bjellorusia, na pëlqen por ka disa probleme dhe rëra nuk është pastruar.''
Sezonituristik i 2020 është mbështetur brenda parashikimeve tek turizmi patriotik icili i ka ndihmuar turoperatorët të arrijnë kushtet e mbijetesës. Fakte të tillae konfirmojnë edhe turoperatorët e Vlorës për të cilët ky sezon turistik përshkruhetme pak fjalë. Më mirë seç kishin parashikuar në muajt mars dhe prill kur ishtekarantina kjo edhe falë shqiptarëve të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi,por me një rënie drastike e cila varjon nga 30 deri në 60 % krahasuar me vitine kaluar.
''Deri tani jemi të kënaqur. Te zona e ujit të ftohtë punojnë më shumë me të huaj. Ka ulje me vitin e kaluar por jemi mirë.''
Referuaredhe shifrave të siguruar nga përfaqësues të operatorëve turistik në qytetinbregdetar, ky sezon turistik në Vlorë në krahasim me një vit më parë ka pësuarrënie me 60 %. Kjo rënie është pësuar nga tre faktorë, prania e pakët e turistëvetë huaj, prenotimi me më pak ditë për shkak të frikës së mbylljes së kufinjvesi dhe shpenzimet e pakta në bare, restorante apo hotele.
Gjithashtunë krahasim me një vit më parë, stafi i punësuar në dispozicion të turizmit karënë me afro 30 % më pak të punësuar, kjo edhe për shkak të parashikimeve të njësezoni turistik në kushtet e mbijetesës.