Konflikt në Tiranë: I hipën mbi makinë shoferit e i thyen xhamin, arrestohet 34-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit Nr.6, në Tiranë kanëarritur të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, në rrugën"Konferenca e Pezës".

34-vjeçari Robert Skara, u arrestua pasi goditi shtetasin K.B dhe kishte hipur mbi mjetin e tij, të cilin ia kishte thyer e po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por u vu në pranga.

''Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S,  kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia'', informon policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuarse shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti medrejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më passhtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende tëforta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi nëflagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç,  përveprat penale "Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë medashje’’ dhe ‘’Kanosja" .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lexo edhe: Tiranë: 28 vjeçarja tenton vetëvrasjen, prej muajsh përndiqej nga 33 vjeçari