Makina me drogë, kryebashkiakja Bufi: Do ndjek rrugën ligjore për këtë çështje

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit MajlindaBufi, ka reaguar në lidhje me gjetjen e drogës në makinës e përdorur ngashoferi i këtij institucioni, i cili është edhe nipi i bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, nga ana ebashkisë, Bufi shkruan se burimet njerëzore apo materiale të institucionit nukshkelin ligjit, dhe se për ndalimin e shoferit të bashkisë ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.

Sipas saj, qytetarët dixhitalë të cilët sajojnë gënjeshtra, nuk do të fitojnë më shumë vota dhe as Roskovecin.

Ajo shprehet se do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.

Postimi në Facebook

Deklaratë!

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo ...

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje

Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec

Lexo edhe:Nipi i kryebashkiakes socialiste Majlinda Bufi kapet me drogë në makinën e bashkisë