Borxh i pashlyer: Pronari i dyqanit mban peng për 30 minuta 52-vjeçarin në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2020, 17:07
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policianë Korçë, pasi për 30 minuta kishte marrë peng në dyqanin e tij një 52-vjeçar, me pretendimin se i kishte borxh një sasi lekësh.
Arrestimi i tij u krye nga Specialistët përHetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.
''Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer'', informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja epaligjshme e lirisë”.