OFL u troket në derë 4 tropojanëve, do vetëdeklarojnë pasurinë
Këtë herë OFL zbarkon në Tropojë. Pesë shtetas të dënuar përvepra të rënda penale mes tyre dhe vrasje me paramendim dhe rrëmbim ose mbajtjepeng e personit do të vetëdeklarojnë pasurinë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurorendaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime tërënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve tëpasurisë, shtetasve:
Dorjan Jahelezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprënpenale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Grenit Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprënpenale “Vrasja me paramendim”;
Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprënpenale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Mark Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprënpenale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Milazim Ndreshaj banues në Tropojë, i dënuar për veprënpenale “Vjedhja me armë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.