Jim Belushi: Vëllai im do të ishte gjallë nëse do konsumonte hashash

Vëllai i aktorit shqiptar Jim Belushi, John Belushi u nda nga jeta në moshën 33 vjeçare nga një mbidozë e kokainës, në vitin 1982, Los Angelos.

Vëllai i tij vuante edhe nga enncefalopatia kronike traumatike si rezultat i të luajturit futboll në shkollë të mesme. CTE është një sëmundje progresive e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru.

Sot, Jim Belushi i cili ka një femër legale kanabisi, mendon se nëse asokohe hashashi do të ishte i ligjshëm, vëllai i tij do të ishte gjallë pasi do t'a përdorte atë si mjekim.

“Unë e di se kishte dëmtime në tru. Sapo pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, mendoj se i konsideroi si një vetëmjekim,”- tha ai ndër të tjera.