Bardhi: Dosja 339 konfirmon se Rama mori të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetidemokrat, Gazment Bardhi shkruan se sa më shumë hapen fletët e dosjes 339, aq mëshumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit nga Rama.

Sipas Bardhit, bisedat e regjistruara konfirmojnëmashtrimin elektoral të Ramës ku janë marrë të paktën 10-15 deputetë pavullnetin e qytetarëve.

Bardhi thekson se dosja 339 është një thesarende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhenjerëzit e tij të besuar në Durrës.

Bardhi: Sa më shumë fletë hapen ngadosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës mekrimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq tëorganizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmonmashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15deputetë pa vullnetin e qytetarëve. Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat tëShijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura.Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kishteqenë edhe më e thellë.

Futja nëkuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri,blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve tëpaangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi iorganizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin. Kaq sa është bërë publike nganjë dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysmë, është vetëm maja e ajsbergut,që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminalepër vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Dosja 339 është njëthesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramëndhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Aiështë edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar,qeverinë e Tiranës.