Kosovë: 13 viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 16:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, në raportet ditore për situatën epidemiologjike, njoftoi se në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 438.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi gjatë një konference për media në Prizren, se nga testimi i 471 mostrave, janë regjistruar edhe 158 raste të reja të të infektuarve, dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm shkon në 12.006.
Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë konstatuar 245 pacientë . Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 7.929.
Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3.639.