Haradinaj kusht LDK-së: Dua postin e presidentit ose shkojmë në zgjedhje
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kërcënoi të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, nëse nuk mbështet në shkurtin e ardhshëm për t’u bërë president. Ai propozon madje, futjen në koalicion të PDK-së, mënyrë që të hiqet varësia nga Lista Serbe.
Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë eKosovës, Ramush Haradinaj, kërcënoi se nëse partneri i koalicionit nuk embështet për të marrë postin e presidentit shkurtin e ardhshëm, ai do tërrëzojë qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu iAAK-së, propozon që pasi ai të marrë postin e presidentit në koalicioninqeverisës të hyjë PDK-ja, në mënyrë që kabineti të mos jetë në dorën e ListësSerbe. Haradinaj kërkon që zëri i partisë së tij të dëgjohet në tryezën evendimeve të mëdha kombëtare.
“Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje,” tha Haradinaj.
Si vendim madhor kombëtar, ish-kryeministri ireferohet marrëveshjes me Serbinë dhe shpreson që në Uashington është njëmundësi e mirë që të arrihet marrëveshja finale.
“Me rëndësi është që takimi i 2 shtatorit të përgatitet sa më seriozisht e të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet marrëveshja për njohje reciproke sepse është e mundur sepse është një mundësi vërtetë e mirë që të arrihet marrëveshja për njohje,” tha ai.
Pas komenteve të Haradinajt, reagoi presidenti iSerbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai tha se në Uashington mund të ketë bisedime vetëmpër temat e përcaktuara më herët dhe se nuk do të ketë një marrëveshjepërfundimtare.