Vaksina anti-covid, falas në Maqedoninë e Veriut
Vaksina anti-covid do të jetë falas përqytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri iShëndetësisë, Venko Filipçe.
Ende nuk e dimë cili do të jetë çmimi përvaksinën, por përfundimisht shteti do të ketë një buxhet të possaçëm dhevaksinimi do të jetë falas, tha ministri në një intervistë për “SlobodenPeçat”.
Ai foli edhe për situatën aktuale me Covid-19në vend, pritjet për vjeshtë dhe njoftimet për blerjen e vaksinës së Oksfordit“Astra Zeneka” e cila do të përdoret në vendet anëtare të BE-së.
“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm”, u shpreh Filipçe.