Shkodër: Vrau gabimisht shokun e ngushtë, Smakaj kokëulur dhe duke qarë në gjyq
I heshtur, me kokën ulur e lot në sy e kapritur Stjuart Smakaj, vendimin e Gjykatës së Shkodrës që e la në burg përvrasjen e Gledis Krajës, mbrëmjen e 17 gushtit në në lagjen “Qafardhi”.
Përballë gjyqtares Arta Llazani, ai nuk foli asnjëfjalë ndërsa me qëndrimin, shprehu pendesën për ngjarjen ku i mori jetën nëmënyrë aksidentale shokut të ngushtë.
Mësohet se avokati i tij mbrojtës ElvisAlivoda ka sqaruar dëshminë e të riut dhënë përpara oficerit të policisëgjyqësore, ku konflikti ka qënë me shtetasin Denis Halili për një vend parkimi.
23-vjeçari Smakaj ka qëlluar plot 18 herë mëarmën e modifikuar por nuk ka patur për qëllim vrasjen e askujt, por vetëm tëtremb të riun Halili.
Nga të shtënat plumbi e ka kapur në shpatull emë pas duke i kaluar në pjesën e zemres, shokun e tij Gledis Kraja, por ai nukka dashur të qëllojë mikun e tij ka sqaruar pala mbrojtëse.
Në këtë pikë avokati kërkoi cilësimin tëpaligjshëm të arrestimit pasi nuk kishin kaluar sipas tij 20 orë nga ngjarjadhe i riu ndërsa ka qënë në ndjekje nga policia dhe paralelisht kjo e fundit nënegociata me familjen, ai më pas është dorëzuar.
Avokati ka kërkuar arrest shtëpie si masësigurie për klientin e tij, por prokurorja Françeska Lekani e kundërshtoi këtëgjë, duke bindur gjyqtaren për ta mbajtur ne qeli.
Stjuart Smakaj akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në kërkimmbetet i vëllai i tij Sebastian Smakaj, edhe ai i përfshirë në konflikt.
Cfare rrefeu Smakaj ne polici