Rekord infektimesh me Covid: 158 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë
Dita e sotme (19 gusht), shënoi numrin më të lartë të të infektuarve në vend, 158 raste të reja në 24 orë. Betejën me Covid-19 nuk e fituan dy pacientë. Në spitalin infektiv dhe atë universitar 'Shefqet Ndroqi', janë të shtruar 101 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.
Viktima - Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Të shëruar - Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928, që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 27 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialeju bën thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dheçdo lloj eventi apo ceremonie që rrezikon shëndetin tuaj dhe bëhet burim ishpërndarjes së infeksionit.
Sistemi shëndetësor është në gatishmëri tëplotë; nga epidemiologët në terren, mjekët e familjes në të gjithë vendin qëmonitorojnë personat e prekur nga COVID19 dhe deri tek stafet në të dy spitaletCOVID që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov2, ku po punohet pa reshtur në shërbim të çdo qytetari.
Që kjo punë e ekipeve të sistemit shëndësor tëvlejë dhe numri i të infektuarve të mos rritet, duhet që, të gjithë tëbashkëpunojmë duke respektuar masat e këshilluara nga ekspertët; Ruanidistancën fizike, lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën, përdorni maskaose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur tëruhet distanca, dezinfektoni objektet që prekni më shpesh dhe ajrosni ambientetku qëndroni.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund tamposhtim atë vetëm duke respektuar këto rregulla dhe duke u treguar tëkujdesshëm në këtë normalitet të ri.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur ngaCOVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtarenë numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekuntuaj të familjes.
COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)
Testime totale 52724
Raste pozitive 7812
Raste të shëruara 3928
Raste Aktive 3650
Humbje jete 234
(Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3,Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1913
Durrës 469
Shkodër 294
Fier 170
Lezhë 156
Korçë 147
Vlorë 144
Kukës 113
Elbasan 103
Berat 59
Gjirokastër 43
Dibër 39