"Perimetri"/ Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, pranga 26-vjeçari

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast iveprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj përkalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm,arrestohet në gralgrancë një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore tëPolicisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit tëPolicisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionitpolicor "Perimetri", goditën një tjetër rast të veprimtarisëkriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëmtë kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancëi shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe ushpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugorKorçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip“Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë tëpaligjshëm,​ të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimindrejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçëpër veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer nëbashkëpunim".