Arrestohet 54-vjeçari në Lazarat, kultivoi kanabis në oborr, 15 kg ia gjejnë në bodrum

Një 54 vjeçar është arrestuar në Lazarat pasi iu kapën armë dhe drogë të fshehura në bodrumin e shtëpisë. Sipas policisë i arrestuari Shkëlqim Basha kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës.

54- vjeçari kishte krijuar në bodrumin e banesës disa vende për të fshehur armët dhe lëndën narkotike. Ndërsa në oborrin e banesës Shkëlqim Basha kishte kultivuar disa rrënjë bime narkotike.

"Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", informon policia e Gjirokastrës.

Në banesën e tijpolicia sekuestroi 15.5 kg kanabis, sikurse edhe 1 armë zjarri kallashnikov, 1pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë.

Policia thotë sekishte marrë informacion për këtë veprimtari kriminale ndaj organizoioperacionin e koduar “Sopoti” i cili coi në pranga 54 vjeçarin.

Ndërkohë Policia e Dibrëska vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë nën akuzëne kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në Mat.

Në prangat e policisëpërfundoi një 27 vjeçar nga Kruja i cili kultivonte hashashin ndërsa u proceduapenalisht kryeplaku i fshatit Rreth Kale.

Policia thotë sevijon në mënyrë të pandreprerë kontrollet kundër tentativave të kultivimit tëbimëve narkotike, që këtë vit kryesisht po tentohet në zonat malore me parcelatë vogla të fshehura në mes të pyjeve.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

https://youtu.be/H3iqOjbda2Y
https://youtu.be/dCrEwbbLO80