Krahasimi: Beftas testimet rriten me 60% dy ditët e fundit, qeveria raporton edhe ato të privatit me 120 €
Ditën e sotme (19 gusht) Shqipëria raporti për158 raste të reja me Covid-19, numër gati i përafërt me një ditë më parë.
Por ajo që u pa e çuditshme ishte rritja ebeftë e numrit të testimeve të kryera dy ditën e fundit.
Konkretisht, prej shumë ditësh tashmë numri itestimeve ka qenë në një shifër mesatare ditore në rreth 500 teste, por në datë18 dhe 19 gusht, ku numër u rrit në 932 dje dhe 864 sot.
Numrat e rritur të testeve nuk vijnë si pasojës e rritjes që gjurmueshmërisë së institucioneve shëndetësore shtetërore, por si pasojë e përfshirës së testimeve në laboratorët privatë.
Kështu, edhe pse këto teste nuk vijnë si meritëe punës së ministrisë së Shëndetësisë, por e laboratorëveprivatë të certifikuar nga kjo ministri.
Ndërkohë, testi në këto laboratorë mund tëkryhet përkundrejt një çmimi që shkon rreth 120 euro.
Vlerëson të përmendet se kryesisht këto testenuk kanë lidhje me gjurmueshmërinë e virusit apo kontakteve, por kryesishtlidhen me teste që bëhen për udhëtime, dokumente ose për persona të cilët dyshojnëse mund ta kenë virusin.
Duke qenë se shumë vende evropiane kanë vënësi kusht testin e përkthyer në anglisht për t’u futur, teste të tilla në privatkanë pësuar rritje të ndjeshme.