Shkoi në Turqi për kurim më të specializuar, deputeti Enver Roshi shërohet nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 00:55
Enver Roshi, Deputeti i Opozitës Parlamentare është shëruar nga koronavirusi i ri, Covid-19.
Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë vetë deputeti dhe njeherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi.
Roshi pas infektimit me Covid-19 u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar dhe tashmë ka fituar betejën ndaj virusit vdekjeprurës.