Ministria e Arsimit: Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, nga 31 gushti deri 11 shtator mësime plotësuese

Përmes një njoftimi ministria e Arsimit njofton se viti i ri shkollor nukfillon më datë 31 gusht sikur është transmetuar nga disa media, por më 14shtator.

Ministria bën me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do tëzhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor),të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online,mars–maj 2020.

Ministria thekson se ky program plotësues i pajis këta nxënës menjohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programitmësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund tëjenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasinshtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike.

Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyratarsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas tëgjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distanciminfizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.