Ceko: Veliaj në verë hap gropa e shkatërron rrugë duke ndotur ajrin. Punime pa miratim nga Këshilli Bashkiak e qytetarët

Profesori i Ekonomisë Enriko Ceko në njëintervistë për RTV ORA tha se në kohën që ka qenë Veliaqj në krye të bashkisë sëTiranës janë hapur gropa dhe janë shkatërruar rrugë duke ndotur ajrin.

Ceko u shpreh se një pjesë e punimve të bashkisëkryhen në vetë pa miratim nga Këshilli Bashkiak dhe pa u kërkuar nga qytetarët.

EnrikoCeko: Në kohën qëka qenë Erion Veliaj kryetar bashkiak në verë janë hapur gropa dhe janë shkatërruarrrugë duke ndotur ajrin. Është e disata herë që Veliaj kryen punë në verë dukemos ia kërkuar qytetarët. Madje disa nga këto punime kryhen duke mos u miratuarnga Këshilli Bashkiak dhe kjo është shumë e rëndë nga ana ligjore. Duke kryepunime të tilla pa kriter normalisht që do të rritet ndotja. Në periudhën e verësnuk ka shumë makina, sepse nuk ka shkollë, administrua është edhe me pushime. Pserezulton atëherë që ka ndotje të madhe të ajrit? Sepse bashkia bën punime pamiratimin e publikut. Vetëm në shkolla ndotja e ajrit është dyfish se sa ajo elejuar nga BE.

Për Cekon premtimet për taksi dhe urbanëelektrike, dhe rritjen e përdorimit të biçikletave është një shfaqje mediatikee bashkisë.

EnrikoCeko: Është folurpër zgjerim të taksive elektrike, për shtimin e përdorimit të biçikletave urbanëveelektrikë, janë shfaqje mediatike. Këto zgjidhje nuk janë të përshtatshme përnjë popull që prej vitesh vuajnë prej ndotjes së ajrit. Duhet të kemi parasyshedhe ndotjen akustike. Në ndotjen akustike Shqipëria në të gjitha matjet janëmbi normën e zakonshme. Ne jemi shumë larg shifrave të BE në raport me ndotjenakustike.

Nga anatjetër, bashkia e Tiranës dhe 5 bashki të mëdha të vendit nuk kanë bërë transparencëpër fondet publike. Është përgjegjësi e kryetarit të bashkisë që të bëjëpublike ku kanë shkuar paratë sepse vetëm dihet se bëhen prokurori ku njëkumbull kushton 400 Euro.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti