Rinas, makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 20:55
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të mbikalimit tëRinasit.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dypasagjerë.
“Me datë 19.08.2020, rrethorës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksidentmjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojëe aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët udërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnëpunën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.