Shehu: Shqipëria duhet të bëjë falas 2500 teste në ditë, të sigurohet sa më parë vaksina
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehutha qeveria duhet të ndjekë këshillën e OBSH-së për të rritur testimet.
Sipas Shehut, vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas dukeshfrytëzuar të gjitha laboratorët e mundshëm në vend.
Tritan Shehu: Qeveria duhet të zbatojë këshillën kryesore të OBSH-së është testimi. Vendiynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas. Unë e konsideroj pozitive qëpas 4 muajsh qeveria hoqi dorë nga bllokimi i laboratorëve. Lejimi i laboratorëvejopublikë për testet është një veprim shumë i vonuar, pasi duhej bërë në gjithëkëto muaj gjë e cila ka dëmtuar shumë rëndë dhe ka krijuar një katastrofë. Unë themqë të shfrytëzojmë të gjitha laboratorët, privat dhe publik.
Testimet e tjera që bëhen përmarrje dokumentesh nuk mund të futen në skemën e testimeve falas se del sikurbashkon kastravecin me domaten dhe të bësh sallatë. Unë dyshoj se do të shkojmëdrejt një katastrofe. Unë them që u bënë faje që u paguan dhe do të paguhenshumë rëndë. E kemi thënë qysh në fillim se numri i testimeve është shumë i ulëtne u shkëputëm nga kjo gjë. Sot sërish vazhdon të jetë jashtë loje mjeku ifamiljes. Sot qendrat shëndetësore dhe personale mjekësor është i infektuar. Qytetarëtqë shtrohen nuk kontrollohen në fillim.
Për Shehun vendi ynë duhet të sigurojë sa më shpejt vaksinën nëse del nëtreg dhe të vaksinojë së paku 80% të popullsisë.
Tritan Shehu: Çfarë do të bëhet me vaksinat? Se u tha që janëkontraktuar, por sa janë kontraktuar për gripin e zakonshëm? Se së paku duhetmbi 80% të popullsisë dhe të jetë gratis. Unë nuk shoh asnjë përgatitje. Duhet tëblihet sasi e vaksinave ose ta sigurojnë gratis sa më shpejt që të jetë emundur kur të dalë në treg. Ne gjithmonë marrim masa kontroverse, se sot jemi mëkeq se na mars kur u mbyllën. Sistemi shëndetësor në vendin tonë është në njëgjendje shumë të vështirë.
Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A. Kurti