Velipojë, peshkatari gjen të mbytur në det 18-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 17:18
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Velipojë.
Një vajzë rreth 18 vjeç është gjetur pa jetë në det nga një peshkatar në Vilun.
"Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar." - njofton policia.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.
Do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë dritë shkaqet e vdekjes së 18-vjeçares nëse është mbytur ditën e sotme apo prej ditësh.
Sipas të dhënave të para nuk ka denoncim nga familjarë deri më tani për humbjen e ndonjë personi.