Prishtinë, gjenden 26 shqiptarë në dy banesa, 13 pret tyre fëmijë, dyshime për trafik, prangoset 21-vjeçari

Policiae Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një rast të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pas kontrollittë dy shtëpive në Prishtinë, pasi sipas informacioneve që policia kishte marrë,aty qëndronin disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potencialetë trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatëkontrollit në banesë gjeti 26 persona me nënshtetësi shqiptare, dhe arrestoivetëm një person.

Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

“Sektori Qendror për Hetimin eTrafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, tëpërkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, meurdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllimtë verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas tëhuaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenienjerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë)persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhevinin nga Shqipëria.” – njofton policia.

Mes personaveka qenë dhe i dyshuari M.S. 21 vjeç, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte dukebashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare.

Viktimës13-vjeçare i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve StandardeVepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Poashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen etyre.

Kurse,24 persona të tjerë janë trajtuar nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Migrimdhe të Huaj, dhe më pas, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri.