Ramadani: Takimi i shtatorit Kosovë-Serbi vështirë do të ketë sukses, partitë duhet të mbështesin dialogun

Analisti Shkodran Ramadani në një intervistë për RTVOra u shpreh se nuk beson se shumë në bisedimet e nisura nga Uashingtoni mesKosovës dhe Serbisë.

Ramadani tha se mendon që takimi i shtatorit vështirëse do të sjellë ndonjë sukses, duke qenë se nuk dihet nëse do të ketë njëadministratë të dytë Trump.

Ramadani: Unë nuk besoj shumë në bisedimet e nisura nga Uashingtoni mes Kosovësdhe Serbisë. Shtëpia e bardhë e kishte kuptuar qysh në qershor se dimensioni kudo të jetë fokusi i Uashingtonit do të ishte ekonomik, jo politik. Dialogut i ështështuar edhe akuza e Gjykatës Speciale. Ndërkohë qeveria e Kosovës nuk është stabëldhe e ka të vështirë që të marrë vendime afatgjata. Presidentit Thaçi po imbaron mandati dhe ai do ta ketë shumë të vështirë që të marrë një vendim. Ështëduke u pritur dita ditës, konfirmimi ose rrëzimi i aktakuzës për Thaçit.

Prandaj mendojse takimi i shtatorit do të jetë shumë i vështirë për të pasur një sukses, dukeqenë se nuk dihet nëse do të ketë një administratë të re Trump. Po ashtu nuk kanjë garanci nga administrata Biden, nëse fiton, se do të vazhdohet në të njëjtënmënyrë. Pozitive është marrëveshja historike mes Izraelit dhe emirateve të BashkuaraArabe, por natyra e një marrëveshje me Kosovën e Serbinë nuk është e njëjtë.

Ramadani tha se problemi dhe dialogu nuk duhet tëdrejtohet drejt aspektit ekonomik, por politik, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën.

Ramadani: Mendoj se diagnostifikimi i problemit mes Kosovës e Serbisë në premisa ekonomike është i gabuar sepse e shtrembëron kontekstin mes dy vendeve që është politike. Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Serbia nuk ka problem që të futet në marrëdhënie ekonomike, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për zhbllokimin e guaskave ku janë mbyllur të dyja shtetet. Çdo marrëveshje që synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka të bëjë me njohjen e Serbisë të Kosovës. Po u adresuar ky problem asnjë fuqi dhe marrëveshje nuk mund ta adresojë raportin.

Mendoj se partitë duhet të mbështetindialogun e Kosovës, sepse aty po tentohet që të gjendet një zgjidhje, që ështënjë konflikt i ngrirë me Serbisë, që në çdo çast mund të shkrijë dhe të marrënjë drejtim shumë të keq. Partitë e kanë marrë si të mirëqenë garantin që kanëdhënë vendet evropiane. Partitë duhet të ndërtojnë më shumë ura bashkëpunimi dhetë gjejnë një rrugëdalje për këtë çështje.

IntervistoiXhoi Malësia, përgatiti A. Kurti