Topi hap fushatën në Elbasan: Berisha ka pushtuar Kuvendin

Bamir Topi ka akuzuar shefin e qeveris, se e ka kthyer parlamentin ne instrument te tij dhe se kane nenshtruar dhe legjislativin. Gjate hapjes se fushatës në Elbasan ai siguroi se FRD eshte per nje parlament me 100 deputete dhe jo 140 te tille.“Parlamenti sot është i kapur nga kryeministri dhe një mazhorancë që ka humbur integritetin dhe që po drejton në ditët e fundit para ikjes nga pushteti, pas votës së popullit më 23 qershor. Fryma e Re Demokratike është shtëpia e vërtetë e demokratëve shqiptarë, kështu që nga kjo sallë këtu në Elbasan i bëj edhe njëherë thirrje të gjithë demokratëve të thjeshtë, demokratve të ndershëm të Elbasanit, ejani tek FRD sepse këtu është formacioni i vërtetë i djathtë. Fryma e Re Demokratike është për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend, nga 140 në 100”, deklaroi Topi.Topi akuzoi më qeverinë se po u bën presion me gjoba mediave për t’i vënë ato nën kontroll apo për t’i trembur që të mos thonë të vërtetën. Ai tha se kjo bëhet për të mbjellë frikë kudo për të mposhtur njerëzit kurajozë.“Ai kërkon të mbjellë frikë kudo, të mposhtë njerëzit kurajozë. Ai kërkon të mposhtë njerëzit e lirë. Shqipëria është një vend i lirë, demokratik që ka njerëz kurajozë që kërkon një politikë tjetër, të moderuar dhe europiane dhe natyrisht një politikë e moderuar nuk do të thotë që nuk do bëjmë një politikë për një shtet të fortë”, tha ai.Lideri i FRD-së bëri apel për një pjesëmarrje masive në votime më 23 qershor, për të shmangur, sic tha ai, manipulimin e votës.Kryetari i FRD-së shtoi se kjo forcë ka në programin e saj mbështjetjen për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, dy shtresat sociale që sipas Topit, duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre pas 23 vitesh zvarritje.