Covid-19 ka sjellë ankth e çrregullime mendore tek kosovarët, do shtohet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë
Pandemia e Covidit-19 ka sjellë ankth dhe çrregullime tëshëndetit mendor te një numër i madh i njerëzve në Kosovë.
Nga 13 marsi kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus nëvend, më shumë se 380 persona të infektuar kanë humbur jetën, ndërsa janë afër4 mijë rastet aktive e rreth 7 mijë të shëruar.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi vëren se shumë pacientë bartës tëinfeksionit janë të traumatizuar, të sëmurët kronikë janë acaruar dhe ata qënuk janë të prekur nga virusi, po presin radhën.
Pas kalimit të pandemisë, pritet një rritje e fluksit të pacientëveqë kërkojnë ndihmë psikologjike.
"Frika është tektë dy palët, edhe tek ata që e kanë kaluar sëmundjen, posaçërisht nëse e kanëpasur një simptomatologji më të vështirë... Edhe pjesa tjetër të cilët ende nuke kanë kaluar është sikurse ankth i pritjes, sikurse je duke pritur kur po tëvjen radha ty.”
Sipas neuropsikiatrit, problem mbetet një pjesë e shoqërisëkosovare që nuk e ka marrë seriozisht situatën e krijuar nga pandemia dhekëshillat e ardhura nga institucionet e shëndetësisë i perceptojnë më shumë simasa kufizuese sesa si nevojë për mbrojtje.
Rexhepi apelon që çështja e shëndetit mendor duhet parë sipjesë e shëndetit të përgjithshëm.
"Ne nuk nadhimbset, as në aspektin financiar, as të kohës, të shkojmë t’i rregullojmëflokët, një orë e dy, dhe të paguajmë 50 apo 100 euro, ndërsa kur është nëpyetje shëndeti mendor mendojmë mos po na sheh dikush e çka mendojnë për ne.Krejt çka munden dhe duhet të mendojmë në këto momente është me i marr dikujtlakmi që ka guximin me u marr me vetveten dhe me i tejkalu problemet para se meu bë të mëdha.”
Rexhepi udhëzon që personat të cilët fillojnë të përjetojnëçrregullime të ndryshme si ankthi, çrregullime të gjumit, makthe dhe shqetësimetë tjera, të kërkojnë ndihmë profesionale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të evitohetpërdorimi i alkoolit dhe i ilaçeve për të trajtuar frikën, si edhe të pakësohetleximi apo dëgjimi i lajmeve që kanë të bëjnë me sëmundjen e covidit të ri,pasi ato mund ta shtojnë ankthin dhe dëshpërimin.