Vuçiç: Në Bruksel do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,njoftoi se Beogradi do të kërkojë "pezullim urgjent dhe të përhershëm tëpunimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit" ngapërfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësit evropianë në takimin e ardhshëm nëBruksel.
Në një njoftim nga zyra e Presidentit tëSerbisë thuhet se me këto punime po "rrezikohet njëra nga faltoret më tëmëdha serbe e krishtere".
Vuçiç gjithashtu deklaroi se ky akt është"në kundërshtim me rregullat e miratuara nga vet Prishtina".
"Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një prioritet i politikës sonë shtetërore, dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për të mbrojtur shenjtorët tanë - trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë. Unë pres që BE të bëjnë presion të fortë ndaj Prishtinës për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi ”, tha Vuçiç.
Ati i manastirit të Deqanit Sava Janjiç,njoftoi në profilin e tij në Twitter se punimet në rrugë "në zonën embrojtur" filluan në 13 gusht.
Fillimi punimeve të rrugës Deçan-Plavë, rrugëkjo që e lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka filluar në2018.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishtemarrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanitmbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësajkomune.
Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare nëKosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i GjykatësKushtetuese.
Vite më parë, Sava Janjiç, kishte dërguar nëKushtetuese dy vendime. Sipas këtyre vendimeve, pronat prej 24 hektarësh tokëqë i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë sëSerbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë eMirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuarankesën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte përkrahurnga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, duke vlerësuarse Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim tëpaanshëm ,me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.
Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, i cili mbrohet nga UNESCO-ja, nuk kanë dhënë pëlqim as për vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë, që lidh Kosovën me Malin e Zi./REL/