Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti shërohet nga Covid-19

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shëruar nga COVID-19, dy javë pasi u infektua.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri për gazetën Express.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet të shkojë në zyrë, por që do t'iu njoftojmë për detaje”, tha Beqiri.

Ditën e nesërme (17 gusht), Hoti duket se do të rikthehet në detyrë si kryeministër i Kosovës për të shkuar në zyrë dhe për të vijuar punën normalisht nga qeveria.