Maqedoni e Veriut, BDI-ja kërkon që Naser Zyberi të jetë kryeministër për një vit
Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë rënë ende dakord për qeverinë e ardhshme maqedonase. Zyrtarisht mandatin e kryeministrit e ka marrë Zoran Zaevi, por BDI-ja kërkon që kandidati i saj Naser Zyberi të jetë kryeministër për një vit.
Në Maqedoninë Veriore Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik përIntegrim, po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, por deri taninuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Edhe pse Zoran Zaev-i, mori zyrtarisht mandatin e kryeministërit, BDI-ja, siçbëhet e ditur jozyrtarisht këmbëngul që gjatë qeverisjes katërvjeçare edhekandidati i saj për kryeministër, Naser Zyberi, të ushtrojë të paktën për njëvit këtë detyrë.
Pas takimit mes Zoran Zaev-it dhe Ali Ahmetit, dy partitë njoftuan përmesnjë deklarate për “bisedime konstruktive dhe produktive” gjatë të cilavenënvizohet “janë hedhur bazat që të çojnë drejt koalicionit.”
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në deklaratën e fundit lidhur me bisedimet tha separtia e tij është e interesuar për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe se përparësipër të mbetet interesi shtetëror.
Lidhja Socialdemokrate, ndërkohë i mbetet qëndrimit se kryetari i saj,Zoran Zaev-i, do të jetë kryeministër në katër vitet e ardhshme dhe nuk ekomentoi kërkesën e BDI-së, që kandidati i saj për kryeministër të jetë nëpushtet për një vit
Opozita maqedonase ndërkohë ka kritikuar vendimin e presidentit StevoPendarovski për të mandatuar Zoran Zaevin për kryeministër, ende pa siguruar shumicënprej 61 votash në Kuvend.
VMRO DPMNE-ja e ka akuzuar Pendarovskin për shkelje të Kushtetutës.
Opozita ka vendosur të pezullojë marrëdhëniet me presidentin ndërkohë qëPendarovski tha se pavarësisht këtij qëndrimi, nëse Zaev-i nuk arrin ta formojëqeverinë brenda 20 ditëve, atëherë për postin e kryeministrin do të mandatorë HristijanMickovskin e VMRO DPMNE-së, parti kjo e cila në zgjedhjet e 15 korrik fitoi 44 vendenë Kuvend.