Vijojnë përplasjet ushtarake Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor

Turqia duket e vendosur të vazhdojë kërkimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga Bashkimi Europian. Presidenti Taip Erdogan thotë se Turqia është në rrugën e duhur dhe do t’i mbrojë me të gjitha mjetet të drejtat e saj.

As sanksionet e paralajmëruara nga Bashkimi Europiandhe as dislokimi i ushtrisë franceze në rajonin e Mesdheut Lindor nuk e kanëzmbrapsur Turqinë nga nisma e saj e kërkimit të gazit dhe naftës në det.Presidenti Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se “sanksionet dhe kërcënimet” nukdo ta zmbrapsin Turqinë nga zbulimi i gazit në Mesdheun Lindor.

“Për këtë çështje, vendi ynë ka të drejtë dhe ne do t’i mbrojmë të drejtat tona me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Nuk do të tërhiqemi për shkak të sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Erdogan.

Analistët thonë se në të vërtetë kreu turk është iinteresuar të përmirësojë rezultatin e tij elektoral, pas humbjes fatale tëzgjedhjeve të fundit vendore.

Tensionet në Mesdheun Lindor u rritën që kur u zbuluanrezerva të mëdha të gazit vite më parë. Ankaraja dërgoi javën e kaluar njëanije hulumtuese të shoqëruar me anije ushtarake në një rajon të cilin Greqia ekonsideron territor të saj.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së u takuan meurgjencë të premten dhe shprehën solidaritet të plotë me Greqinë, ndërsa bënëthirrje për uljen e tensionit. Qeveria greke i kërkoi BE-së masa konkretekundër Turqisë, ndërsa disa vende europiane me Gjermaninë në krye refuzojnësanksionet dhe sugjerojnë dialogun mes palëve.

Franca ndërkohë e rriti të enjten praninë e sajushtarake në rajon në shenjë mbështetjeje për Greqinë. Marrëdhëniet mes Parisitdhe Ankarasë  janë tendosur gjithashtukohët e fundit.

Benzinë zjarrit i hodhi marrëveshja greko-egjiptianepër caktimin e kufijve detarë, çka e nxiti Turqinë të dërgojë për herë të dytënë një rajon pranë Kretës dhe Qipros anijen e saj vrojtuese, që i paraprinoperacioneve për zbulimin e gazit.